Verzioni final i ligjit dëshmon se konsultimet publike ishin thjesht një fasadë demokratike, një teatër ku studentët dhe profesorët ishin statisti.
Trupa Nacionale Studentore nuk do të njihet ligjërisht. Kjo sepse studentët e bashkuar për ata përbëjnë kërcënim, ndërsa njohja ligjore e këtij organizimi studentor do të pamundësonte pikërisht atë që ky ligj synon: fragmentimin.
Këshilli i Etikës nuk do të krijohet. Kjo sepse universitetet me kode etike në letër por pa mekanizma të pavarur zbatimi janë shumë më të lehta për t’u kontrolluar. Plagjiatura, falsifikimi dhe abuzimi akademik do të vazhdojnë, jo nga neglizhenca, por sepse askush nuk do të jetë i detyruar t’i ndalojë.
Familjarizimi i fakulteteve dhe nepotizmi tashmë do të jenë legal. Propozimi ynë që të mos hiqet neni i cili parandalonte këtë nuk është marrë parasysh. Përpos që fakultetet rrezikojmë t’i mbushim me motra e vëllezër, mesazhi që u dërgohet atyre që deri sot familjarizuan fakultetet duke ndikuar në punësimin e familjarëve është se paskan pasë të drejtë.
H-indeksi mbetet, por tani si kriter fakultativ. Çdo universitet zgjedh vetë nga cila platformë e mat, gjë që në praktikë do të thotë se do të zgjedhin platformat më të lehta për t’u manipuluar. Kërkesa jonë ishte e qartë: të hiqet si kusht për avancim. Një indikator që blihet përmes “citation mills” nuk mat cilësi, mat se kush ka para.
Ftojmë deputetët të mos votojnë një ligj të përpiluar sipas interesave dhe tekave personale të një grusht njerëzish të ende panjohur për opinionin. Kërkesat e FNA-së burojnë nga konsultimet e përditshme me studentë dhe zëri ynë s’guxon të ngelet i padëgjuar. Të shqyrtohen edhe njëherë kërkesat e profesorëve dhe Sindikatës së Pavarur Akademike.
Националното студентско тело нема да биде правно признаено. Тоа е затоа што обединетите студенти за нив претставуваат закана, а правното признавање на оваа студентска организација би го оневозможило токму она што овој закон го цели: фрагментацијата.