Indeksi i Transparencës së universiteteve publike në Maqedoninë e Veriut

Transparenca e universiteteve publike është një parakusht për menaxhim të mirë dhe për cilësi në arsimin e lartë. Si institucione të financuara nga buxheti publik, universitetet kanë detyrimin ligjor dhe moral të jenë të hapura, të përgjegjshme dhe të sigurojnë qasje të barabartë në informacion për studentët, stafin dhe publikun. Mungesa e transparencës nënkupton mungesë llogaridhënieje dhe dëmton besimin në institucionet arsimore, ndërsa transparenca e plotë forcon integritetin, efikasitetin dhe cilësinë e arsimit. Ky Indeks i Transparencës është rezultat i një procesi kërkimor të realizuar nga janari deri në gusht 2025 dhe synon të ofrojë një pasqyrë të qartë dhe të krahasueshme të gjendjes së transparencës në institucionet publike të arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Rezultatet e këtij hulumtimi flasin për një trend shqetësues të jotransparencës sistemike, gjë që e bën të domosdoshme forcimin e standardeve dhe zbatimin e masave korrigjuese. Indeksi nuk paraqet vetëm një instrument matës, por edhe një thirrje për reformë, për avancimin e integritetit institucional dhe për ndërtimin e një kulture të qëndrueshme të transparencës dhe cilësisë në arsimin e lartë.

Hulumtimi i plotë