Qendra për Aktivizëm Rinor: Hapësirat dhe rregullat e shfrytëzimit

Hapësirat e Qendrës për Aktivizëm Rinor e cila funksionon në kuadër të Forumit për Ndryshime në Arsim janë të disponueshme për të gjithë individët, organizatat joqeveritare dhe grupet jo-formale për të organizuar ngjarje si seminare, trajnime, punëtori dhe ngjashëm.

Kuvendi i FNA-së miratoi rregulloren e shfrytëzimit të hapësirave, edhe atë:

  • Përdoruesit e hapësirës duhet ta lënë atë të pastërt dhe të rregullt, duke kthyer në vendin e tyre pajisjet e përdorura. Sigurohuni që hapësirën ta leni në gjendjen siç e keni gjetur.
  • Çdo aktivitet duhet të ketë një person përgjegjës, i cili do të mbajë përgjegjësi për dëmtimet e mundshme dhe do të mbulojë kostot e riparimit ose zëvendësimit të tyre. personi përgjegjës nënshkruan deklaratë para shfrytëzimit të hapësirës.
  • Kërkesa për shfrytëzim të qendrës duhet të paraqitet të paktën 48 orë paraprakisht. Qendra është e hapur çdo ditë të javës dhe fundjavave, sipas marrëveshjes.
  • Respektimi i diversitetit është thelbësor. Ndalohet çdo fyerje diskriminuese për orientim seksual, gjinor, etnik, fetar dhe dallime të tjera. Shkelësit do të përjashtohen nga qendra dhe nuk do t’u lejohet më shfrytëzimi i hapësirave.
  • Respektohet mendimi i tjetrit, pa paragjykime, dhe fjalën e merr secili me radhë, duke siguruar një diskutim të ndershëm.
  • Rreptësisht ndalohen aktivitete me qëllime komerciale ose politike, që mund të promovojnë racizëm, seksizëm, mizogjini, homofobi apo gjuhë të urrejtjes.
  • Ndalohen konsumimi i duhanit dhe produkteve të ngjashme brenda hapësirave të qendrës.
  • Ndalohet përdorimi i produkteve (pijeve ose ushqimeve) që ndodhen në hapësirën e qendrës dhe që nuk janë të parapara për aktivitetin përkatës.
  • Qendra pranon donacione në formën e parave, pajisjeve, ose materialeve për të mbështetur aktivitetet dhe zhvillimin e saj, të cilat duhet të koordinohen me stafin.
  • Qendra ruan të drejtën të ndërpresë çdo aktivitet që shkel rregullat ose që shfaq rrezik për pjesëmarrësit ose ambientin.

Hapësirat janë të disponueshme për aktivitete që promovojnë zhvillimin e të rinjve. Ndalohen aktivitete që përfshijnë dhunë, përmbajtje diskriminuese, ose veprimtari që nuk përputhen me vlerat dhe qëllimet e organizatës.

Hapësira e përbashkët

Në hapësirën e përbashkët mund të organizohen punëtori të ndryshme, trajnime, seinare dhe ngjarje kulturore dhe artistike. Kemi siguruar që të jetë e pajisur me të gjitha teknologjitë e nevojshme për realizimin e aktiviteteve përkatëse.

Hapësira e takimeve

Kjo hapësirë është e përshtatshme për konferenca, seminare. Ka kapacitet për gjithsej 20 pjesëmarrës. Aty mund të organizohen takime, sesione informuese dhe ngjarje të ngjashme. Hapësira është e pajisur me të gjitha pajisjet e nevojshme, ndërsa në pjesën e hyrjes gjendet një bufet i vogël për të gjithë pjesëmarrësit.

Qendra për Aktivizëm Rinor gjithashtu posedon një mini-shank për kafe dhe pije, ku pjesëmarrësit mund të relaksohen dhe të socializohen gjatë pushimeve të aktiviteteve apo ngjarjeve.

Qendra për Aktivizëm Rinor pranon donacione për të mbështetur mirëmbajtjen e zyrave dhe jetëgjatësinë e saj, megjithatë, donacionet nuk janë të domosdoshme. Parimisht, shfrytëzimi i hapësirave tona është pa pagesë, duke iu ofruar të rinjve mundësinë për aktivitete të lira dhe të aksesueshme.